Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Mjekët e spitalit Onkologjik të dyshuar për korrupsion dhe kontrabandë me medikamentet mjekësore do të dalin këtë të mërkurë para Gjykatës së Posaçme për tu njohur me masat e sigurisë.
Ndërkohë SPAK ka kërkuar informacion nga bankat dhe hipotekat për pasuritë dhe astetet e mjekëve në kuadër të hetimit pasuror për mjekët e Onkologjikut.
Hetimi për pasurinë e mjekëve po ndiqet nga prokurori Elvin Gogaj.
Dosja ndaj mjekëve të Onkologjikut i ka kaluar Prokurorisë së Posaçme pasi Prokuroria e Tiranës shpalli moskompetencë. Më 26 Qershor, Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën e mashtrimit dhe zhvatjes së pacientëve të sëmurë me tumor në spitalin e Onkologjikut.
Drejtoria e QSUT-së më pas pezulloi nga detyra mjekët e akuzuar për shkeljet në Spitalin Onkologjik në QSUT, pas masave të Gjykatës së Tiranës.
Ata janë mjekët Alketa Pere Ymeri, Brikena Qirjazi, Edmond Gashi dhe koordinatori Emiljano Lela.
Mjeku Edmond Gashi dyshohet se në bashkëpunim me kolegët e tij orientonin pacientët e diagnostikuar me kancer në një klinikë private, e cila rezulton në emër të babait të tij. Për çdo pacient që orientohej për trajtim tek spitali privat, mjekët e Onkologjikut përfitonin shuma të konsiderueshme parash.
Skema si vepronin mjekët në Spitalin e Onkologjikut në QSUT
Një hetim i bërë nga Prokuroria e Tiranës zbuloi skemën ku përfshihen mjekë të shërbimit onkologjik dhe stafi i këtij shërbimi të cilët transferonin pacientë nga shërbimi onkologjik drejt klinikave private.
Madje edhe e vetmja aparaturë ajo e kobaltit e cila shërben për radioterapitë për pacientët me tumore mbahej e prishur me qëllim në mënyrë që ky shërbim të mos merrej këtu por në klinika private.
Madje klinika private “Megis”, e mjekut Edmond Gashi që shërbente në Onkologjik është pezulluar deri në një moment të dytë.
Sipas informacioneve, ishte një familjar i një prokurori i cili ka denoncuar dhe ka nisur ky hetim.
Telefonat e mjekëve dhe kordinatorëve të këtij shërbimi janë mbajtur në vëzhgim për një kohë të gjatë nga ku kanë rezultuar biseda dhe pazare të mirëfillta si në shitjen e medikamenteve citostiatike të cilat janë të kushtueshme deri dhe për tarifat që merreshin për ndërhyrje kirurgjikale të cilat varionin nga 4 deri 5 mijë euro.
Këto pazare bëheshin duke llogaritur dhe destinacione të pushimeve luksoze, bazuar në bisedat e tyre me mesazhe.
Lini një Përgjigje