TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet22 Korrik 2024, 09:35

Prodhimet u kanë mbetur stok, fermerët dalin protestë në Maliq; tensione mes tyre dhe policisë

Shkruar nga Pamfleti

Prodhimet u kanë mbetur stok, fermerët dalin protestë në

Ditën e sotme fermerët po protestojnë në Maliq, për shkak të mungesës së tregut për prodhimet e tyre bujqësore.

Ata janë grumbulluar së bashku me mjetet e tyre në rrugën hyrëse të fshatit Drithas.Fermerët nga fshatrat e fushës së Korçës janë grumbulluar pasi thonë se po përballen me mungesën e tregut.

Për shkak të mungesës së subvencioneve sipas tyre prodhimi del me kosto më të lartë ndaj ata konkurrohen nga prodhimet që futen nga jashtë.

Fermerët thonë se i gjithë prodhimi i qepës, patates, misrit dhe grurit ka mbetur stok.

Mes tyre dhe policisë ka pasur tensione, ku në pamjet e siguruara nga Top Channel shihet se gjendja nuk është e qetë.

fermerët dalin protestë në maliq tensione mes tyre dhe policisë

Lini një Përgjigje