Dy pronarët e tyre Akan Ajdini e Bajram Muçaj, nuk po preken sepse kanë lidhjet të forta me krerët mafiozë të politikës e pushtetit, të cilët i përdorin si “lavatriçe” të miliardave të korrupsionit e trafiqeve, si dhe për transferta në parajsat fiskale jashtë Shqipërisë...
Prokuroria sekuestroi agjencitë mashtruese e grabitëse të mikro- kredive MCA e FINAL, në zyrat e të cilave u gjetën 70 aplikime për kredie false e urdhra sekuestrimi, ndërsa në banka e kadastër, u gjeti miliona Euro e qindra pasuri, që ua kanë zhvatur qytetarëve më kredi false.
Por Banka e Shtetit dhe Prokuroria nuk po u heqin licencat e nuk po sekuestrojnë, dy agjencitë e tjera mafioze “IuteCredit” dhe fondin “Besa”, të cilat ashtu si agjencitë MCA e FINAL, mashtrojnë dhe zhvatin qytetarët me kredi false të sajuara prej tyre e të blera nga bankat.
Në aktivitetin e “IuteCredit” dhe fondit “Besa”, Banka e Shtetit ka konstatuar disa herë abuzime të ka marrë mijëra denoncime, për abuzime të rënda me mashtrime e vjedhje të shumë qytetarëve, por asnjëherë nuk u janë pezulluar licencat.
Gjithashtu, fondi Besa është proceduar 6 herë në 10 vitet e fundit, ndërsa agjencia “IuteCredit” është proceduar 4 herë, por çështjet ndaj tyre janë pushuar dhe janë lejuar të vazhdojnë krimet e mashtrimit me kredi false e sekuestrime.
Sepse dy pronarët e tyre, Akan Ajdini e Bajram Muçaj, kanë lidhje të forta me krerët mafiozë të politikës e pushtetit, të cilët i përdorin si “lavatriçe” të miliardave të korrupsionit, trafiqeve e për transferta në parajsat fiskale jashtë Shqipërisë .
U sekuestruan agjencitë e mikro- kredive MCA e FINAL dhe u arrestuan punonjës të tyre, por në dosjet hetimore, janë dhe provat, që agjencia “IuteCredit” e fondi “Besa”, kanë blerë kredi nga bankat dhe ua kanë shitur atyre me 12-15% të vlerave të kredive.
Ky fakt, tregon se kemi të bëjmë me falsifikime, mashtrime e zhvatje financiare të qytetarëve të futur në listat e zeza të “IuteCredit” e fondi “Besa”; të cilat janë epiqendra e aktivitetit kriminal të kredive false të sajuara me 300%-700% interes e penalitete, për të sekuestruar pasuri.
Përveç kësaj, “AS IuteCredit” është skeduar nga SHBA për pastrimin e parave të oligarkëve rusë të Vladimir Putinit; të cilët, në Shqipëri kanë caktuar administrator Akan Ajdinin.
Po kështu, më 3 qershor 2024, Prokuroria e Tiranës bëri publik hetimin dhe masat e arrestit, për skandalin e kredive fiktive në fondin “Besa”, por ky është rasti i gjashtë i brenda 4 viteve të fundit dhe nuk preket, sepse faktikisht është në pronësi të Ilir Metës.
Sipas të dhënave, gjatë viteve 2021-2024, ndaj fondit “Besa” janë bërë mbi 20 mijë denoncime për mashtrime dhe vjedhje e sekuestrime nëpërmjet kredive me dokumente false, por nuk i është hequr licenca e nuk sekuestrohet, ndërsa pronari Bajram Muçaj nuk arrestohet
Kujtojmë, që më 22 gusht 2019, u arrestuan 7 zyrtarë të fondit “Besa”, të cilët, nëpërmjet kredive false kishin vjedhur 3.7 milionë Euro; ndërsa nëpërmjet kredive fiktive me letra brenda arkës, kishin pastruar 13.5 milionë Euro, që nuk ekzistonin si hyrje në portofolin financiar të fondit.
Sipas informacionit që ka siguruar “Pamfleti” nga grupi inspektimit të Ministrisë së Financave, rezulton se në periudhën janar 2019-mars 2024, fondi “Besa” ka dhënë 2670 kredi fiktive; madje 846 prej tyre, figurojnë sikur i kanë marrë persona të vdekur në vitet 1990- 2000.
SPAK ka detyrim, të ndalojë veprimtarinë kriminale të Bajram Muçajt me fondin “Besa” dhe të Akan Ajdinit me agjencinë “IuteCredit”, madje duke i klasifikuar, si krim në grup të strukturuar me pasoja të rënda, tamam si krimet e agjencive MCA e FINAL./Pamfleti
Lini një Përgjigje