TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2026, 20:55

Marco Rubio homazh për Nënë Terezën: Trashëgimia e saj frymëzon botën

Shkruar nga Pamfleti
Marco Rubio homazh për Nënë Terezën: Trashëgimia e saj
Sekretari amerikan i Shtetit viziton varrin e Nënë Terezës në Indi

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka nisur një vizitë zyrtare 4-ditore në Indi, ku ndalesa e parë ishte në Kalkuta, aty ku bëri homazhe pranë varrit të Nënë Terezës dhe vizitoi qendrën e Misionareve të Bamirësisë, organizata e themeluar nga humanistja me origjinë shqiptare.

Rubio, i cili njihet si katolik i devotshëm, u prit nga murgeshat e urdhrit të Nënë Terezës, të veshura me sarin tradicional bardhë e blu, ndërsa zhvilloi një vizitë rreth një orë e gjysmë në ambientet e misionit humanitar.

Sipas përfaqësuesve të organizatës, sekretari amerikan u interesua për punën me të pastrehët, të sëmurët rëndë dhe personat e prekur nga lebra, duke shprehur mirënjohje për kontributin e Misionareve të Bamirësisë.

Marco Rubio homazh për Nënë Terezën: Trashëgimia e saj

Në një postim në rrjetet sociale, Rubio vlerësoi figurën e Nënë Terezës dhe ndikimin e saj në botë.

Nënë Tereza la një trashëgimi të jashtëzakonshme dhembshurie dhe shërbimi. Pata nderin të vizitoja sot Misionaret e Bamirësisë për t’i bërë homazh trashëgimisë së saj dhe për të parë shembullin e gjallë të besimit katolik në veprim”, shkroi Rubio.

Vizita e sekretarit amerikan vjen në një moment delikat diplomatik, vetëm një javë pas afrimit të dukshëm mes Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.

Pas ndalesës në Kalkuta, Rubio udhëtoi drejt New Delhit, ku pritet të zhvillojë takime me kryeministrin indian Narendra Modi dhe zyrtarë të tjerë të lartë indianë.

Ai do të marrë pjesë gjithashtu në takimin e ministrave të jashtëm të grupit “Quad”, ku bëjnë pjesë SHBA, India, Japonia dhe Australia. Ky forum konsiderohet si një kundërpeshë strategjike ndaj ndikimit të Kinës në rajonin e Oqeanit Indian dhe Indo-Paqësorit.

Pekini ka kritikuar vazhdimisht “Quad”-in, duke e parë si një përpjekje për rrethim strategjik nga aleatët perëndimorë dhe partnerët aziatikë të Uashingtonit.

 

rubio nene tereza

Lini një Përgjigje