TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2026, 18:19

Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho 'mesazh' bandave

Shkruar nga Pamfleti
Në qytetin e Falcones dhe Borsellinos, Klodian Braho 'mesazh'
Foto nga aktiviteti

3 vite pas atentateve mafioze, Falcone dhe Borsellino kujtohen në Palermo. I pranishëm kreu i SPAK...

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme, Klodjan Braho, mori pjesë në një konferencë ndërkombëtare në Palermo, qytetin simbol të luftës kundër mafias, ku u përkujtuan dy nga figurat më të njohura të drejtësisë italiane, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.

Takimi u zhvillua më 22-23 maj në Pallatin e Drejtësisë në Palermo, me pjesëmarrjen e drejtuesve dhe përfaqësuesve të prokurorive dhe institucioneve të drejtësisë nga Europa, Ballkani Perëndimor dhe Amerika Latine. Tema kryesore e konferencës ishte bashkëpunimi ndërkombëtar kundër organizatave kriminale transnacionale dhe sfidat e reja që paraqet krimi i organizuar global.

Në fjalën e tij, Braho nënvizoi qasjen e Prokurorisë së Posaçme përballë sfidave që paraqet sot krimi i organizuar transnacional, i cili vepron gjithnjë e më shumë përmes rrjeteve ndërkufitare, të afta për t’u përshtatur me zhvillimet teknologjike, financiare dhe logjistike.

Ai theksoi rëndësinë e një qasjeje hetimore që synon të kuptojë të gjithë zinxhirin e veprimtarisë kriminale: nga burimi dhe organizimi i aktivitetit kriminal, te lidhjet ndërkombëtare, mekanizmat financiarë, pastrimi i produkteve të veprës penale dhe destinacionet përfundimtare të përfitimit të paligjshëm.

Vëmendje e veçantë iu kushtua mënyrës së trajtimit publik të fenomenit të krimit të organizuar, duke theksuar nevojën për shmangien e përgjithësimeve mbi bazë kombësie, gjuhe apo përkatësie shoqërore. U nënvizua se lufta kundër krimit të organizuar duhet të fokusohet te individët, strukturat dhe rrjetet konkrete kriminale, mbështetur mbi prova, analiza profesionale dhe tek bashkëpunimi mes autoriteteve ligjzbatuese.

"SPAK vlerëson se përballja me krimin e organizuar transnacional kërkon hetime proaktive dhe financiare, shkëmbim të shpejtë informacioni dhe bashkëpunim të qëndrueshëm me autoritetet homologe ndërkombëtare. Në këtë drejtim, Prokuroria e Posaçme mbetet një partner serioz, i besueshëm dhe aktiv për bashkëpunimin ndërkombëtar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit", tha Braho.

Konferenca u zhvillua në një datë simbolike për Italinë, në përkujtim të Giovanni Falcones dhe Paolo Borsellinos, dy prokurorëve që konsiderohen heronjtë e luftës kundër mafias italiane.

Falcone dhe Borsellino drejtuan në vitet ’80 dhe ’90 hetimet më të mëdha kundër organizatës mafioze Cosa Nostra, duke çuar përpara të ashtuquajturin “Maxi Proces”, ku qindra mafiozë u dënuan nga drejtësia italiane. Ata ndryshuan mënyrën e hetimit të mafias, duke ndjekur rrjedhën e parave, lidhjet politike dhe strukturat financiare të krimit të organizuar.

Por beteja e tyre pati një fund tragjik. Më 23 maj 1992, Giovanni Falcone u vra në atentatin e Capacit, pranë Palermos, kur mafia hodhi në erë autostradën ku po kalonte automjeti i tij. Bashkë me të humbën jetën edhe bashkëshortja dhe tre truprojat. Vetëm 57 ditë më vonë, më 19 korrik 1992, mafia vrau edhe Paolo Borsellinon me një autobombë në Via D’Amelio në Palermo, duke shkaktuar tronditje të madhe në Itali dhe në mbarë botën.

Vrasja e tyre u kthye në një pikë kthese për shtetin italian dhe luftën globale kundër mafias, ndërsa Falcone dhe Borsellino mbeten edhe sot simbol i drejtësisë, guximit dhe sakrificës në përballjen me krimin e organizuar. /Pamfleti

falcone borselino spak

3 Komente

  1. A
    Avokati

    U prefshin ne paqe vertet luftetar te pa vdekshem ndersa keta qe kemi ne luftojne kush e kush te kape sa me shume miliona euro ne llogarite e tyre jemi i vetmi vend ne Bote qe as kemi pasur dhe as ka per te pasur ndonjere Drejtesi dhe ata qe krijuan SPAKUN sot nuk kane besim me te SPAK Dosjet 21 Janari , Bankers , ÇEZ -DIA dosje qe fundosin SPAKUN

    1. S
      Show nga SPAKU

      Spaku mesazh bandave nga Italia dmth. BRAVO. Këta ngelën me show. Kë media të kapur nga politika apo të korruptuar kanë hetuar këta? Kë oligark mafioz apo të korruptuar që ka përfituar padrejtësisht para apo prona publike kanë hetuar apo arrestuar? Këta ngelën duke dënuar Lefter Kokën për incenratorët sikur i ka vetëm ai fajet. Ramën dhe Lalin e kanë lënë në harresë. Ua dhjeu Rama fuke moa i hequr imunitetin Ballukut, dhe këta u ndalën. Pse nuk vazhduan hetimin t'i gjenin tjetër akuzë për korrupsion e të kërkonin prapë heqje imuniteti? Duhen vepra, rezultate, jo show sikur po punojnë dhe dënojnë cironka. _____________________________ https://www.google.com/url?sa=t

      1. E
        Emigranti

        Avokat, je injorant dhe ndrysho profesionin se je hallvaxhi. CEZ-DIA ka dhjete vjet që është gjykuar, dhe njeriu perfundoi denimin. Kastriot Ismailaj fitoi gjyqin në Strasburg kunder shtetit Shqipëtar në Korrik 2025. Per këte flit, sepse nuk mbulohet dielli me shoshe e propagande, dhe asnjë media nuk e permendi sense merzitet Palloshi. Apo Vendimet Strasburgu kur janë kunder Palloshit të gjate janë vendime te gabuara!

        Lini një Përgjigje