TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet23 Maj 2026, 15:48

Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen edhe në Durrës

Shkruar nga Pamfleti
Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen
Foto ilustruese

Instituti i Gjeoshkencave raporton dy lëkundje brenda pak sekondash, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter.

Dy lëkundje tërmeti janë regjistruar pasditen e kësaj të premteje në qarkun e Elbasanit, duke u ndjerë edhe në disa zona të Tiranës dhe Durrësit.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Gjeoshkencave, lëkundja e parë është regjistruar në orën 15:40:00, me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter dhe thellësi 15 kilometra. Epiqendra është lokalizuar në zonën e Bradasheshit, në Elbasan.

Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen

Vetëm një sekondë më pas, në orën 15:40:01, është regjistruar edhe një tjetër lëkundje me të njëjtën magnitudë, 3.9, por me thellësi 10 kilometra. Sipas IGJEUM, epiqendra e saj ka qenë në Papër, Elbasan.

Dy tërmete të fortë shkundin Elbasanin, lëkundjet ndihen

Lëkundjet janë ndjerë nga banorë të Elbasanit, ndërsa raportime për lëvizje të tokës kanë ardhur edhe nga periferia e Tiranës dhe Durrësit.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale apo persona të lënduar.

elbasan termet

Lini një Përgjigje