TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Janar 2024, 21:52

“Lufta në PD nuk ju çon askund”, Vangjeli ironizon Bardhin: Bariton që kthehet në soprano para Açkës

Shkruar nga Pamfleti

“Lufta në PD nuk ju çon askund”, Vangjeli ironizon

Analisti Lorenc Vangjeli ka deklaruar se lufta që po bën Gazment Bardhi për Komisionet hetimore të opozitës, duke mos kursyer as llojin e vetë, nuk do ta çojë PD-në asgjëkundi.

I ftuar në “Top Story”, Vangjeli tha se Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Açka, ndërkohë që Basha është ndër personat më ekstremist brenda partisë.

Pjesë nga debati në studio: 

Vangjeli: Zoti Bardhi është një bariton që kthehet në një soprano para zonjës Açka. Është një luftë që nuk u çon asgjëkundi. Politikani më radikal në Shqipëri është Basha. Edhe sot brenda PD-së e konsiderojnë si lepurushi ndërkohë që ai është më radikali sepse dogji mandatet. Kjo rrugë që po ndiqni nuk ju çon asgjëkund.

Duma: Sepse askush nga opinion publik nuk të mbështet nëse e sheh që mendimi…

Vangjeli: Qeverisja dhe mazhoranca del shumë keq për sa kohë refuzon komisionet parlamentare apo të mbajë peng Alibeajn, ish kolegun tënd…

Bardhi: Kolegun.

Vangjeli: Po mirë si të duash. Ndërkohë këta bëhen armiq me SPAK-un që për hirtë së vërtetës ka kredo politike në vend, kjo i nxjerr ata keq.

vangjeli

Lini një Përgjigje