
Analisti Arjon Sulo tha se përgjigja që kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani dha sot në Shkodër për çështjen e Mcgonigal ishte zhgënjyese.
Ai shprehet se Dumani ndodhet në vështirësi lidhur me këtë çështje pasi nuk e merr dot në pyetje kryeministrin Rama.
Ai vijoi duke thënë se SPAK nuk ka shkuar dot as te sekretari i Përgjithshëm i Ramës që është pika kyçe e inceneratorëve. Sulo shprehet se Rama ka kryer korrupsion aktiv dhe sipas tij hetimet do të çojnë tek lidhjet që paratë e Nezës janë dhënë me porosi për të dëmtuar opozitën.
Analisti thekson se hetimet nuk shkojnë përpara sepse kjo i rrezikon pushtetin kryeministrit.
“Pyetja më e rëndësishme që iu bë kreut të SPAK ishte ajo për Mcgonigal dhe përgjigja ishte zhgënjyese sepse në fakt nuk tha asgjë. U mundua t’i përgjigjet medias. Dumani është shumë në vështirësi me këtë çështje. SPAK nuk e merr dot kryeministrin në pyetje. Dumani deri te Rama nuk shkon dot. Ai nuk ka shkuar dot as te sekretari i Përgjithshëm i Ramës që është pika kyçe e inceneratorëve. Ai është pyetur dhe që prej atij momenti nuk kemi asnjë zhvillim për hetimin. Tek Mcgonigal, Rama është direkt personi.
Këtu nuk ka dokumente. Këtu kryeministri përmendet 17 herë dhe e ka takuar 4 herë. Hetimet nuk shkojnë përpara sepse kjo i rrezikon pushtetin. Rama potencialisht ka kryer korrupsion aktiv dhe hetimet do të çojnë tek lidhjet që paratë e Nezës janë dhënë me porosi për të dëmtuar opozitën në favor të Edi Ramës. Mendoni se u lindi në zemër Agron Nezës dhe Dorian Duckës që t’i jepnin Mcgonigal 225 mijë dollarë për të dëmtuar opozitën. Ata mund të merrnin puset e naftës, hidrocentralet. Dokumentet e reja kanë një risi.
Më 25 nëntor, Charles Mcgonigal lajmëron departamentin e drejtësisë për lobing me shkelje, një ditë pasi kishte takuar Dorian Duckën. Rastësi? Në janar 2018, merr informacion nga Afron Neza dhe shtyn hetimin. Neza për këtë rast pranon se informacioni ka dalë nga kryeministria e Shqipërisë. Më lidhje se kaq nuk ka! Rama nuk pyetet për këtë. Birn kishte nxjerrë që Nik Muzin kishte marrë 500 mijë dollarë nga Partia Demokratike. Hetimi i Mcgonigal në FBI është në shkurt të 2018 dhe nuk përfshin financimet ruse në fillim. Artikulli doli në mars”, tha Sulo për "Open".
Lini një Përgjigje