Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që duhen vizituar me masa paraprake shtesë, në kuadër të rekomandimeve të reja për udhëtimet jashtë vendit të publikuara pas shpërthimit të luftës në Iran.
Në të njëjtën listë, Kroacia është klasifikuar në një kategori edhe më të lartë rreziku, ku udhëtimi rekomandohet vetëm “në raste nevoje ekstreme”.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane e Kroacisë reagoi duke deklaruar se Kroacia është një nga vendet më të sigurta në Evropë, ndërsa autoritetet shqiptare nuk kanë komentuar deri tani për përfshirjen e Shqipërisë në këtë listë.

Sistemi i klasifikimit të udhëtimeve
Ministria e Jashtme serbe publikoi një sistem rekomandimesh për udhëtimet jashtë vendit, i cili funksionon sipas një “semafori sigurie” me katër kategori:
E gjelbër – udhëtim i lirë me kujdes të zakonshëm
E verdhë – udhëtim me masa paraprake shtesë
Portokalli – udhëtim vetëm në raste nevoje ekstreme
E kuqe – udhëtimi nuk rekomandohet
Në këtë sistem, Shqipëria është vendosur në kategorinë e verdhë, që nënkupton udhëtim me kujdes të shtuar.
Ministria e Jashtme serbe nuk iu përgjigj pyetjeve të Radio Evropa e Lirë për analizat e sigurisë që janë përdorur për hartimin e këtyre rekomandimeve.
Ministri i Jashtëm serb Marko Gjuriç deklaroi në një video të publikuar më 4 mars në rrjetin social X se rekomandimet janë bërë me iniciativën e tij personale.
Shpjegimi i autoriteteve serbe
Sekretarja e shtetit në Ministrinë e Jashtme të Serbisë, Nevena Jovanoviq, tha se kategorizimi nuk ka mesazh politik, por synon të informojë qytetarët serbë për rreziqet e mundshme gjatë udhëtimeve jashtë vendit.
Sipas saj, gjatë hartimit të listës janë marrë parasysh faktorë të ndryshëm, përfshirë situatën e përgjithshme të sigurisë, vlerësimet e rreziqeve dhe incidentet që mund të përfshijnë qytetarë të huaj.
Ajo shtoi se në periudhën e fundit Serbia është përballur me një numër incidentesh të drejtuara kundër qytetarëve serbë, veçanërisht në Kroaci.
Cna duhet cfare thote Serbia per qytetarët e vet, si I keshillon ato, edhe per ne shqiptatet eshte shume è rrezikshme te udhetosh ne serbi sipas disa politikaneve. Merruni me gjera me te medha se ka plot ne kete moment.
Kush eshte ky kodosh qe i publikon keto bajga te Serbit. Kur u be Serbia te gjykoje shtetet e tjera e tu thote ta pashe kur vete e ka si dhia te pambuluar nga bishti. Edhe sikur Shqiperia tia kalonte Zvicres e Gjermanise Serbi kurva nuk do te thoshte asnje fjale te mire per Shqiperine e Shqiptaret. Serbise i duhet mbyllur mire dera, as tregeti as biznes e shkembim mallrash e cdo gje. Pse duhet te jemi vasale te serbise, pse!? Ah, posepse jemi te shitur breke e bythe e prandaj kane bere qef me ne. Po ato mut ambasada pse i mbani hapur nuk e kuptoj. Mire e tha nje qe meshkujt i kane cicat kot se nuk hyjne per asnje pune. Keshtu eshte dhe puna e ambasadave.