TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 9 Mars 2026, 18:25

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet në YouTube dhe Facebook

Shkruar nga Pamfleti
“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet
Dumani dhe Braho

Raporti vjetor i SPAK për vitin 2025 nuk është ndalur vetëm te statistikat e hetimeve, arrestimeve apo procedimeve penale. Në një pjesë të tij, Prokuroria e Posaçme ka zgjedhur të rendisë edhe klikimet dhe shikimet që kanë marrë intervistat e prokurorëve në televizione, portale dhe rrjete sociale.

Në dokument përmenden në mënyrë të detajuar disa intervista të prokurorëve të SPAK, duke përfshirë jo vetëm temën e tyre, por edhe audiencën që kanë marrë në YouTube, Facebook apo në media të ndryshme.

Për shembull, një intervistë e prokurorit të posaçëm Vladimir Mara, e transmetuar në Top Channel, sipas raportit ka marrë rreth 176 mijë shikime në YouTube, ndërsa një tjetër intervistë e prokurores Doloreza Musabelliu për dokumentarin e publikuar nga BIRN është parë nga mbi 45 mijë persona në rrjetet sociale.

Në raport përmendet gjithashtu një dokumentar mbi trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Shqipëri, ku SPAK thekson se materialet dhe klipet e publikuara kanë arritur deri në 250 mijë shikime në YouTube dhe rrjetet sociale.

Madje në disa raste raporti specifikon edhe numrin e leximeve të artikujve në portale apo klikimet e versioneve në gjuhë të huaj të publikimeve. Në vend që prokurorët të merren me hetimet dhe sigurimin e provave, merren sa like marrin në rrjetet sociale.

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet

“Show” i SPAK me klikime, raporti vjetor numëron shikimet
Raporti i SPAK

 

Lini një Përgjigje