Ish-prokurori Eugen Beci foli lidhur me seancën gjyqësore në GJKKO që u mbajt sot për çështjen e Ilir Metës. Ai shpjegon se legjislacioni shqiptar nuk e detyron të pandehurin të qëndrojë në kafaz gjatë gjykimit. Sipas tij, vendosja në kafaz bie ndesh me tre te drejta që i takojnë të pandehurit.
“Ligji shqiptar nuk e detyron askënd që i pandehuri të qëndrojë në kafaz gjatë gjykimit, nuk është e parashikuar në asnjë pjesë të kodit të procedurës penale as në Kushtetutë. Përkundrazi, duke iu referuar Kushtetutës, kodit dhe parimeve të një gjykimi të drejtë të paanshëm dhe objektiv, kemi parasysh tre elementë që kufizojnë kafazin: prezumimi i pafajësisë, dinjitetin e personit dhe të drejtën për një proces të rregullt ligjor.
Sa i përket prezumimit të pafajësisë, kafazi në koncept dhe në publik krijon idenë që tashmë ti je i ndëshkuar. Në të gjitha arrestimet e zyrtarëve të lartë, lutja më e madhe e gazetarëve është të kapin një foto në kafaz dhe ky është dinjiteti i personit”, tha ai për emisionin “Now” në “EuronewsAlbania”.
Më tej, Beçi argumenton se kafazi pengon komunikimin normal mes të pandehurit dhe avokatit, duke cenuar procesin e rregullt ligjor.
“Të drejtën për një proces të rregullt, kjo duket shumë e përgjithshme por kjo cënohet sepse nënkupton një akses shumë normal që duhet të kesh me mbrojtësin tënd. Kur klientin e ka në kafaz, avokati pengohet. Kafazi është një përjashtim nga rregulli. Kafazin mund ta përcaktojë gjykata me argumenta të plota siç janë rrezikshmëria e personit apo asaj e zhvillimit të gjyqit”, theksoi ish-prokurori Beçi.
Beçi shtoi se pamja e ish-presidentit Ilir Meta sot në sallën e gjyqit tregon gjendjen ku janë sot burgjet shqiptare dhe si trajtohen të burgosurit shqiptarë. Sipas tij, ka një trajtim çnjerëzor të të paraburgosurve në Shqipëri, gjë që është vënë në dukje vazhdimisht nga të gjitha organizmat që mbrojnë të drejtat e të burgosurve, që nga Komiteti i Helsinkit deri te Këshilli i Evropës.
“Ky trajtim tregon gjendjen ku janë burgjet shqiptare sot. Gjendjen e burgjeve në Shqipëri e kanë kritikuar çdo organizëm që merret me të drejtat e të burgosurve dhe të paraburgosurve. Ka edhe përjashtime që nuk janë faktuar asnjëherë, që Drejtoria e Burgjeve disa të burgosur i trajton ndryshe dhe këtë njëri e trajton ndryshe.
Kemi një trajtim çnjerëzor për të gjithë të paraburgosurit, ka mbipopullime, shkeje të lirive dhe të drejtave të njeriut, që në rastin konkret ish-presidentit nuk i bëhet asnjë tolerim. Avokati i Popullit ka iniciuar disa herë hetime administrative për shkelje edhe të këtyre trajtimeve ndaj ish-presidentit dhe për kufizime edhe të të drejtave që kanë të paraburgosurit në Shqipëri”, tha Beçi.
Poshterim eshte qe nje prokuror i shkarkuar nga vetting-u per korrupsion, del dhe jep leksione drejtesie ne televizion!