TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 21:25

“Po gjykohet duke u mbajtur në kafaz”, shpërthen avokati i Metës: Drejtësia e re ka prodhuar institucione terroriste

Shkruar nga Pamfleti

“Po gjykohet duke u mbajtur në kafaz”, shpërthen avokati i

Avokati Kujtim Cakrani, u shpreh i revoltuar me qëndrimin e klientit të tij, ish-presidentit Ilir Meta, brenda kafazit të qelqtë, gjatë seancës së parë të gyqit në themel. Cakrani u shpreh se qëndrimi në kafaz është antiligjor, duke i cenuar lirinë dhe duke e poshtëruar.

Ai shtoi gjithashut se kishte kërkuar që procesi të transmetohej live por kjo kërkesë nuk ishte pranuan nga gjykata.

Gjykata caktoi orën dhe datën, bëra kërkesë ku kërkova që zoti Meta, të shprehej lidhur me qëndrimin në kafazin e qeltë. Ia kam bërë gjykatës, ambasadorëve të BE, OSBE dhe të gjithë institucionet që kanë lidhje me liritë dhe të drejtat e njeriut. Kërkova gjykatës të shprehej për kërkesën time. Qëndrimi në kafaz nuk ka bazë ligjore në ligjet shqiptare, kërkoja nga gjykata shqyrtim urgjent. Gjykata e kishte vendosur më parë që do ta linte në kafaz, pasi tha nuk i cënohen liritë dhe të drejtat apo poshtërimi i Presidentit. Kisha kërkuar që procesi të transmetohej live pasi nuk kemi asgjë për të fshehur. Siç ka ndodhur në Itali dhe gjithëkund. Nuk u pranuan nga gjykata. Duhet procesi gjyqësor të jetë sa më transparent.

Seanca zgjati rreth gjysmë ore, për legjitimimin e palëve. Parashtrova për kërkesën që është bërë. Gjykata iu bazua një vendimi të gjykatës franceze për një terrorist francez që kishte vrarë 130 persona dhe e krahasoi Metën me terroristin francez. Nuk kam çfarë t’ju them më, kur kam folur për këtë situatë për këtë situatë që ka krijuar drejtësia e re. Këto janë organet të drejtësisë së re terroriste, janë organe terroriste që nuk kanë lidhje me shtetin e së drejtës. Para pak ditësh u dënua në burgim të përjtshëm në Kosovë një djalë, e patë ku ishte ulur? Të mbash presidentin në kafaz, është e paprecedentë. Ne e kemi kërkesën për dinjitet dhe liritë themelore të njeriut. Drejtësia e re ka prodhuar institucione terroriste. Një sjellje e tillë është e papranueshme. Si janë palët të barabarta, kur i pandehuri mbahet në kafaz? Vetëm ISIS i ka mbajtur kështu”, tha Cakrani në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit”.

cakrani meta

Lini një Përgjigje