TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet27 Prill 2026, 21:24

Arrestimi i Ervin Matës, Klodiana Lala: SPAK ka kërkuar ekstradimin e tij drejt Shqipërisë!

Shkruar nga Pamfleti
Arrestimi i Ervin Matës, Klodiana Lala: SPAK ka kërkuar ekstradimin e
Klodiana Lala

Ervin Mata është arrestuar dy ditë më parë në San Paulo në Brazil, ndërsa autoritetet shqiptare kanë nisur menjëherë procedurat për rikthimin e tij në vend.

Sipas gazetares Klodiana Lala, SPAK ka konfirmuar se ka depozituar kërkesën për ekstradimin e Matës drejt Shqipërisë.

“Boli i kokainës, ishte përfshirë në masakrën në bllok, në një lokal. Ai akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe grup të strukturuar kriminal. SPAK ka kërkuar ekstradimin e Matës drejt Shqipëri.”-është shprehur Lala për News 24.

Mata, i njohur ndryshe si “mbreti i kokainës”, akuzohet për përfshirje në trafikimin e lëndëve narkotike si dhe për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal. Ai gjithashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në ngjarjen e rëndë të njohur si masakra në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, e ndodhur disa vite më parë në një lokal nate.

Burime pranë hetimit bëjnë me dije se arrestimi i tij në Brazil konsiderohet një zhvillim i rëndësishëm në luftën kundër krimit të organizuar, ndërsa pritet që procedurat e ekstradimit të ndjekin rrugën ligjore për ta sjellë përballë drejtësisë shqiptare.

 

klodiana lala

Lini një Përgjigje