TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet13 Shkurt 2025, 18:54

Kush e ka radhën? SPAK alarmon politikën: 667 zyrtarë nën hetim për afera korrupsioni!

Shkruar nga Pamfleti

Kush e ka radhën? SPAK alarmon politikën: 667 zyrtarë nën

Zbulohen të dhënat e dosjeve që ka nën hetim Struktura e Posaçme...

Ditët e fundit është rihapur edhe njëherë debati mbi ecurinë e Reformës në Drejtësi. Deri dje ishte PD që e kritikonte SPAK, teksa këto ditë kemi parë kryeministrin Edi Rama.

Por përtej qendrimeve politike, SPAK duket se ka dhënë efekt në imazhin e vendit, pasi Shqipëria pësoi një përmirësim të ndjeshëm në indeksin e korrupsionit, të publikuar nga “Transparency International”.

Dhe arrestimet e kryera nga SPAK gjithë këto kohë duket se kanë shkaktuar frikë si në radhët e mazhorancës ashtu edhe në radhët e opozitës. Të gjithë rrinë me frikën se kush mund ta ketë radhën më pas. Dhe në fakt shumica duhet të kenë frikë, pasi Prokuroria e Posaçme është “mbytur” nga dosjet e korrupsionit.

Sipas të dhënave zyrtare të siguruara nga Prokuroria e Posaçme, rezulton se që nga krijimi i saj e deri më sot, janë hapur letrat për plot 677 zyrtarë.  

Numri i zyrtarëve të hetuar për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024 është 667, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 259, 260, 257/a, 319/ç dhe 328/b të K.Penal; rezulton se 892 është numri i kallëzimeve penale për zyrtarët për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024, për veprat penale të parashikuara nga nenet 248, 258, 259, 260, 257/a, 319/ç dhe 328/b të K.Penal; ju informojmë se numri i zyrtarëve të kallëzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, të parashikuar nga neni 248 i K.Penal është 922 për periudhën 2019 deri në dhjetor 2024”, shprehet SPAK.

Prokuroria e Posaçme bën me dije se deri më tani numri i zyrtarëve të arrestuar është 135. Ndërkohë vetëm gjatë vitit 2024 janë vënë nën hetim 150 zyrtarë, për afera korrupsioni.

Sipas SPAK, janë kryer hetime për 8 ish kryetarë bashkie, nga të cilët njëri nga kryetarët është i regjistruar dy herë. Për periudhën 01.01.2024 deri aktualisht janë dërguar në gjykatë me kërkesën për gjykim, 5 ish kryetarë bashkie për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Pra duket se në SPAK ka shumë dosje të bujshme që po hetohen dhe qoftë para zgjedhjeve, qoftë pas tyre, pritet të ketë zhvillime. /Pamfleti

Lini një Përgjigje