
Gazetarja Klodiana Lala ka reaguar mbi sulmet e kryeministrit Edi Rama ndaj prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli. Kryeministri akuzon prokuroren se refuzoi të regjistrojë procedim penal mbi disa ndërtime të paligjshme në Theth, por nuk na ka treguar se kush fshihet pas betonizimit. Lala dënon gjuhën e kryeministrit dhe shprehet se ndërtimin e ka bërë një personazh në kërkim nga SPAK.
“Disa pyetje për Kryeministrin e vendit tim, vendit tonë: Nisur nga akuzat e tij në adresë të një prokuroreje, që sot e mësova emrin e saj, kam disa pyetje për Kryeministrin...
Ku ishin institucionet kur ngriheshin kioskat?
Kush lejoi shtrimin e atij betoni si të ishte stadium?
Kush i lidhi dritat e ujin te ato kioska? A kanë përgjegjësi institucionet vendore?
Le t’i marrim me radhë përgjegjësit e këtij skandali, që ka shkatërruar një nga zonat ku gjithkush që shkelte gjente qetësi.
Z. Kryeministër, nëse ta sjellin këtë status, po të informoj:
Ato ndërtime zotërohen në mënyrë të tërthortë nga një kriminel i zonës, i shpallur në kërkim nga SPAK.
Erdhi dita që ju, z. Rama, pas 12 vitesh në qeverisje, të zbrisni me këmbë në tokë dhe të kuptoni pse bërtasim ne, një grup njerëzish prej vitesh”, shkruan ajo.
Lini një Përgjigje