
Kryeministri Edi Rama ka hapur sot një tjetër front lufte me drejtësinë. Pas akuzave ndaj Prokurorisë së Tiranës dikur dhe më pas ndaj SPAK, pasi sot sulmoi prokuroren e Shkodrës Elsa Gjeli.
Shkak janë bërë ndërtimi i disa kabinave në Theth, të cilat kanë masakruar zonën e gjelbër. Rama akuzoi prokuroren se ka refuzuar të regjistrojë procedim penal mbi rastin.
Por kush është Elsa Gjeli? Ajo ka lindur në Elbasan në vitin 1988. Më pas ka studiuar për drejtësi dhe ka mbajtur funksione shtetërore. Nga vitit 2021 deri në 2024 ka qenë studente në Shkollën e Magjistraturës. Ndërsa më 18 korrik 2024 u emërua prokurore në Shkodër. Pra ka 1 vit që është futur në sistemin e drejtësisë.
Në vitin 2013 ajo është akuzuar për abuzime me tenderët, por me vendim gjyqësor hetimet janë pushuar.
Lini një Përgjigje