TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2025, 17:44

Betonizimi i Thethit, Rama vijon përplasjen: Kriminelit i sekuestrojmë kabinat, Gjelin e padisim në KLP

Shkruar nga Pamfleti

Betonizimi i Thethit, Rama vijon përplasjen: Kriminelit i sekuestrojmë

Kryeministri Edi Rama vijon përplasjen lidhur me betonizimin e Thethit, ndërsa paralajmëron se Qeveria po përgatit denoncimin e Prokurores së Shkodrës, Elsa Gjeli në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Sipas Ramës, mosfillimi i procedimit penal ndaj betonizuesit të Thethit është një skandal, dhe në këtë kuadër, Kryeministri duket se ka angazhuar Qeverinë që t’i drejtohet KLP-së, qeverisë së Prokurorëve, për të marrë masa ndaj prokurores së Shkodrës.

Dhe një tjetër paralajmërim nga Rama është sekuestrimi i kabinave të fshatit turistik, të atij që Rama e quan kriminelai që plagosi Thethin.

Natyrisht që të gjitha kabinat e “fshatit turistik” të kriminelit që plagosi Thethin do i marrë shteti dhe skuadra e Bashkisë Shkodër nuk do të largohet nga Thethi pa e shëruar zemrën e qytezës magjike, ndërkohë që Ministria e Drejtësisë po përgatit denoncimin e skandalit “Gjeli” në Këshillin e Lartë të Prokurorisë”, shkruan Rama në një postim të fundit.

Reagimi i Kryeministrit erdhi pas një deklarate zyrtare të Prokurorisë së Shkodrës, e cila mori në mbrojtje prokuroren Gjeli.

Në rastin konkret, nga vlerësimi i plotë i fakteve dhe akteve procedurale, u konstatua se faktet e referuar nga policia e shtetit nuk përbëjnë ndërtim të paligjshëm në kuptim të nenit 199/a të Kodit Penal, për arsyen se:

-Strukturat e konstatuara dhe që janë referuar nga policia kanë qënë kontenjerë të përkohshëm pa themele, të vendosura mbi pllaka guri, dhe si të tilla nuk përmbushin kriteret për të konsideruar objekt ndërtimi sipas standardeve të përcaktuara në ligjin nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, i ndryshuar.

Vetë Policia, në procesverbalin e këqyrjes së vendit të ngjarjes është shprehur se, kontenjerët nuk janë vendosur mbi bazamente betoni, por kanë qënë të vendosura mbi rrasa guri të prera.

-Sipas nenit 7, pika 3, gërma “i” e VKM nr. 408, datë 13.05.2015, e ndryshuar, strukturat që instalohen për nevoja të çastit dhe/ose të përkohshme, pa themele dhe me materiale të çmontueshme, nuk kërkojnë pajisje me leje ndërtimi, por vetëm deklaratë paraprake.

-Vetë IMT, Bashkia Shkodër në shkresën e saj drejtuar Policisë Gjyqësore e ka klasifikuar faktin si kundërvajtje administrative, jo si vepër penale dhe në këto kushte duhet të kishin vepruar institucionet kanë në përgjegjësi menaxhimin e territorit”, shprehej prokuroria.

Ndërkohë më herët, Edi Rama akuzoi Prokuroren Elsa Gjeli, duke u shprehur se vendimi i saj e kishte lënë pa fjalë.

Duke qenë se kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. E ndava vendimin me disa të tjerë për të kuptuar se çfarë nuk arrija dot të kuptoja, por edhe reagimi i të tjerëve ishte pa fjalë. Dhe po ju lexoj se si arsyeton zonja Gjeli, prokurore nga trupa e shumë mirëpaguar me taksat e shqiptarëve, e cila presupozohet se duhet t’i mbrojë pasuritë e përbashkëta të këtij populli, thesaret e këtij vendi, nga individë si ai që ka plagosur Thethin, në cenim total të çdo lloj norme të bashkëjetesës në këtë vend dhe shkelje flagrante të një sërë ligjesh pasi është zonë e mbrojtur”, shprehej Edi Rama.

 

Lini një Përgjigje