GJKKO ka liruar nga arresti shtëpiak Jamarbër Malltezin lidhur me aferën ‘Partizani’.
Prej rreth dy vitesh, Malltezi ndodhej nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, ndërsa u arrestua më 21 tetor 2023 në kuadër të dosjes “Partizani”. Gjykata ka pranuar kërkesën për revokim të masës së sigurisë të Malltezit, kundrejt një garancie pasurore prej 3 milionë lekësh.
Ndërkohë, mësohet se është rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri, kryesuese e treshes që do të gjykojë dosjen ‘Partizani’, e cila kërkoi tërheqjen me argumentin se ishte kushërirë e deputetes demokrate Andia Ulliri.
Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi akuzohen nga SPAK për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në kryeqytet.
Berisha përballet me akuzën e korrupsionit pasiv, ndërsa Malltezi dhe Bektashi me korrupsion dhe pastrim të produkteve të veprës penale.
Lini një Përgjigje