Malltezi akuzohet nga SPAK për korrupsion pasiv dhe pastrim parash për dosjen e shumëpërfolur të privatizimit të ish-kompleksit Partizani në kryeqytet. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur të ndryshojë masën e sigurisë për Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit Sali Berisha, në kuadër të hetimeve për aferën “Partizani”.
Pas Berishës, masa e arrestit në shtëpi është zëvendësuar me garanci pasurore, çka do të thotë se Malltezi do të hetohet në gjendje të lirë, duke u detyruar të depozitojë 3 milionë lekë si garanci për të siguruar paraqitjen e tij në procesin gjyqësor.
Malltezi është nën hetim për përfshirje në çështjen e privatizimit të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, një dosje që ka sjellë hetime të thelluara nga SPAK dhe ka tërhequr vëmendje të madhe publike dhe politike.
Ndërkohë gjykata ka rrëzuar edhe kërkesa e gjyqtares Elsa Ulliri për dorëheqje.
Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Gjykimi i aferës "Partizani"
Dosja do të gjykohet nga një treshe gjyqtarësh të caktuar me short Elsa Ulliri kryesuese, Bib Ndreca dhe Rudina Palloi anëtarë të trupit gjykues. Por, Ulliri ka paraqitur kërkesën për dorëheqje nga gjykimi i dosjes “Partizani”, kërkesë që i është refuzuar.
Në argumentet e saj thotë se është kushërirë me deputeten demokrate Andia Ulliri.
Sipas SPAK, Berisha dyshohet se ka favorizuar dhëndrin përmes vendimeve qeveritare në kohën kur ishte kryeministër. Malltezi akuzohet për përfitime të paligjshme në vlerën e 5.4 milionë eurove. Berisha ndodhet në “detyrim paraqitje”, ndërsa Malltezi vijon të jetë në arrest shtëpie. Procesi është zvarritur prej 7 muajsh tanimë.
Dosja kaloi për gjykim më 19 maj, pak ditë pas zgjedhjeve të 11 majit, dhe pasi u mbajt peng prej 7 muajsh. Berisha do të gjykohet për akuzën e korrupsionit pasiv të zyrtarëve të lartë pasi akuzohet se, në cilësinë e kryeministrit, ka ndërmarrë veprime konkrete në miratim ligjesh dhe aktesh nënligjore, ku përfitues ishte edhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi.
Malltezi akuzohet për korrupsion pasiv dhe pastrim parash. Sipas SPAK, ai ka përfituar të ardhura në vlerën e 5.4 milionë eurove nga një biznes ndërtimi në mënyrë të parregullt falë vendimeve të qeverisë të marra nga vjehrri i tij.
Fatmir Bektashi është i akuzuar për korrupsion dhe pastrim parash, ortaku i Malltezit dhe trashëgimtari i tokës Xhimi Begeja, dhe financierja Andia Pustina, që merrej me punët financiare dhe ligjore të kompanisë “Homeplan”, akuzohen për pastrim parash. Po ashtu, në gjyq për pastrim parash janë dërguar edhe tre kompanitë “Kontakt”, “Homeplan” dhe “Studio Pustina”.
Sali Berisha ndodhet aktualisht nën masën e sigurisë “detyrim paraqitje” në prokurori, ndërsa dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, është në arrest shtëpiak. Fillimisht, Berisha refuzoi të zbatojë masën e parë dhe për këtë u vendos arrest shtëpiak për 11 muaj. Apeli i Posaçëm i ndryshoi masën e sigurisë duke e lënë në detyrim paraqitje.
Kujtojmë se për herë të parë që nga krijimi i GJKKO-së në 19 Dhjetor të 2019, në bankën e të akuzuarve do të ulet një ish-kryeministër.
Lini një Përgjigje