TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 7 Korrik 2025, 08:12

Ultimatumi i Ramës, nis aksioni për lirimin e hapsirave të zaptuara në Lungomare

Shkruar nga Pamfleti
Ultimatumi i Ramës, nis aksioni për lirimin e hapsirave të
Kryeministri Edi Rama

Aksioni për heqjen e bizneseve që kanë zaptuar hapësirat publike në zonën e Lungomares në Vlorë ka nisur në mesnatë, pas ultimatumit 48-orësh të dhënë nga kryeministri Edi Rama përmes rrjeteve sociale.

Siç shihen në pamje, inspektorët dhe përfaqësues të bashkisë kanë ndërhyrë gjatë natës për të çmontuar strukturat dhe për të liruar hapësirat e zëna nga bizneset, në përputhje me kërkesën e qeverisë për t’i kthyer këto hapësira publikut dhe turizmit.

Ultimatumi i Ramës, nis aksioni për lirimin e hapsirave të

Ky veprim është pjesë e një aksioni më të gjerë për sistemimin dhe rregullimin e ambienteve publike, duke siguruar që ato të jenë të aksesueshme dhe funksionale për qytetarët dhe vizitorët. Sipas informacionit, kryeministri Rama do të rikthehet nesër në Vlorë, ku do të zhvillojë një takim të dytë me autoritetet lokale në bashki, si dhe një inspektim në terren për të monitoruar nga afër zbatimin e këtij urdhri.

Ky aksion ka sjellë reagime të ndryshme nga bizneset, por për autoritetet, është një hap i rëndësishëm për rregullimin dhe zhvillimin e zonës, veçanërisht në kuadër të sezonit turistik.

Rama u bën thirrje pronarëve dhe menaxherëve së vijës së shërbimeve që të heqin vetë ato që i quan si barrikada dhe të bashkëpunojnë me autoritetet e bashkisë së Vlorës dhe Agjencinë e Zhvillimit të Territorit për një dizajn të ri. Ai shton se qeveria do ta mbështesë me kënaqësi atë.

Kujtojmë se Rama ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për lirimin e hapësirave publike. Madje ai paralajmëroi gjoba e ndjekje penale për të gjithë zaptuesit e paligjshëm.

ultimatumi i ramës lungomare

Lini një Përgjigje