
Juristi Kreshnik Spahiu deklaroi se pakënaqësia më e madhe e turistëve në Shqipëri është qarkullimi i çmendur rrugor.
I ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet’ Duke folur për situatën në polici, nisur edhe nga formularët e vetëdeklarimit për efektivët për lidhjet me krimin, juristi Spahiu tha fillimisht duhet ngritur imazhi dhe autoriteti i policëve.
“Ne kemi jashtë kontrolli tërësisht qarkullimin rrugor. Xhuljani, ish kreu i bashkisë së Nju Jork, kur erdhi si kryetar bashkie kishte vetëm një premtim elektoral. Tha unë do vë politikën dhe shtetin e rregullit të xhamave të thyer. Do luftoj krimin e rrugës, kush thyen makinat. Si mundet tha të luftojmë krimin e organizuar kur nuk jemi serioz te qarkullimi rrugor. Nëse populli nuk na she të vëmë autoritetin, nuk mund të luftojmë krimin në nivelet e larta. Si mund të jetë autoritar polic e kur një polic i bie bilbilit dhe 30 shoferë bllokojnë qarkullimin dhe i thotë ik qërohu, që aty imazhi ka marrë fund. Është e rëndësishme tek filozofia që kanë futur këta në zhveshjen e figurës së policit”, tha Spahiu.
Lini një Përgjigje