TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet24 Qershor 2024, 19:26

Thellohet skandali në Universitetin e Shkodrës/ Marifetçinjtë e KIZ bojkotojnë sërish mbledhjen, rektori i ri mbetet i bllokuar

Shkruar nga Pamfleti
Thellohet skandali në Universitetin e Shkodrës/
Tonin Gjuraj

Vetëm 2 anëtarë të Komisionit janë paraqitur në Rektorat, të cilët në fakt e kanë gjetur derën e mbyllur

Thellohet skandali në Universitetin e Shkodrës. Edhe pse Tonin Gjuraj u zgjodh me votë si rektor i ri i këtij universiteti, garda e vjetër po mban peng zyrtarizimin e tij.

Sot në orën 18.00 ishte parashikuar mbledhja e radhës Komisionit Institucional të Zgjedhjeve (KIZ), ku do të shpallej edhe tabela zyrtare e rezultateve të zgjedhjeve për Rektor të Universitetit të Shkodrës.

Por vetëm 2 anëtarë të Komisionit janë paraqitur në Rektorat, të cilët në fakt e kanë gjetur derën e mbyllur. Në orën 15:30 ata ishin njohur me një kërkesë për shtyrje nga kryetari i komisionit. Edhe dje ndodhi e njëjta gjë, mbledhja nuk u mbajt. 

Kandidati fitues i zgjedhjeve, Tonin Gjuraj, ka qenë prezent ndërkohë që para mediave e ka cilësuar si të paprecedentë një situatë të tillë duke lënë Universitetin e Shkodrës, të vetmin në rang vendi që nuk ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve të 21 Qershorit.

Detyra e KIZ është një detyrë rutinë dhe sot duhej të ishte mbledhja e radhës. Informohemi që qenka anuluar. Nuk kam asnjë lloj zemërimi, apo mllefi që do të më pengojë mua në atë parimin që e kam thënë në ato 3 “T”. Transformimi është një prej parimeve të rëndësishme dhe transparenca po ashtu. Në qoftë se kryetari i KIZ thotë se unë anuloj mbledhjen që do shpallte vendimin, për arsye të angazhimeve familjare do të thotë që vendimi është në dorë të një vlerësimi subjektiv. Çdo anëtar mund të thotë kam angazhim familjar. Por kjo krijon anomali. Unë e konsideroj shpërdorim detyre. Jemi në kufirin e shpërdorimit të detyrës dhe përbën vepër penale. Të presë komuniteti i qytetit, pedagogët, studentët kushdo i interesuar, subjektivitetin e anëtarëve të KIZ, më duket absurde. Është shkelje dhe vepër penale. Unë do pres me qetësi deri nesër dhe do kemi prononcim tjetër. U bëj thirrje të lënë mënjanë makinacionet dhe fabrikimet sepse nuk e zhbëjnë dot atë fitore. Unë kam fituar shumicën”, tha Tonin Gjuraj.

Ai tha se do t’u drejtohet organeve ligjzbatuese për zgjidhjen e këtij ngërçi artificial të krijuar ndërkohë që shifrat tashmë janë të qarta dhe ngelet vetëm në vullnetin e anëtarëve të KIZ që të shpallin rezultatin dhe të certifikojnë fituesin.

I takon ministres së Arsimit, Ogerta Manastirliu të ndërhyjë menjëherë, që të ndalojë këtë estradë të shëmtuar të kupolës së vjetër të kënetës.

Një proces ligjor nuk mund të kthehet mbrapsht. Ministria e Arsimit, e ka për detyrë ligjore që të ndihmojë Universitetet kur ka procese të tilla bllokuese dhe antidemokratike. Verdikti u dha, e ishte mëse demokratik: Rektori i ri u zgjodh profesor Tonin Gjuraj.

Bllokimi i mëtejshëm nga komisionerët madje shkon në caqet e një vepre penale, e autoriteti përkatës, në këtë rast ministria ka të drejtën të padisë çdo person të autorizuar për procesin e zgjedhjeve, që me koshiencë po bllokon procesin. Komisionerët, e mësuar ndër vite të jenë një lloj bejlerësh turkoshakë të qytetit, duhet të dijnë se nuk mund të pengojnë më asnjë proces; Shkodra do të ecë përpara!

Emrat e KIZ që duhet të firmosin:

Fatjon Nurja, Kryetar

Gaspër Kokaj, Anëtar

Peter Saraçi, Anëtar

Anelmo Spahija, Anëtar

Irini Dibra, Anëtar

Sebastjan Mjekaj, Anëtar

Marjan Curri, student

Lini një Përgjigje