TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2024, 14:58

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria kërkesë Presidencës për datën e re të zgjedhjeve; shkresa firmoset nga Ëngjëll Agaçi

Shkruar nga Pamfleti

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria kërkesë

Kryeministria i ka dërguar letër presidentit Begajt që të caktojë datën e zgjedhjeve të pjesshme për Himarën. 

Këshilli i Ministrave ka nisur procedurën për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Himarës, pasi KQZ shpalli sot të pavlefshëm mandatin e Fredi Belerit, duke hapur kështu vakancën për një kryetar të ri.

Me anë të një kërkesë zyrtare drejtuar Presidentit Bajram Begaj, Këshilli i Ministrave ka njoftuar kreun e shtetit për krijimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, duke kërkuar kështu caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme, brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor.

Lera është firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm Ëngjëll Agaçi.

“Nisur nga sa më sipër dhe në zbatim të detyrimeve ligjore që burojnë nga Kodi Zgjedhor përkatësisht neni 10 i Kodit, si dhe neni 61, paragrafi 4, i ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, ju njoftojmë për krjimin e vakancës për kryetar të Bashkisë Himarë, e si rrjedhim caktimin e datës së zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e Bashkisë Himarë brenda afateve që përcakton ligji zgjedhor”, thuhet në kërkesë.

Kujtojmë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka shpallur sot (5 korrik) të pavlefshëm mandatin e kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Beleri.

KQZ i hoqi mandatin Fredi Belerit, Kryeministria kërkesë

kqz fredi beleri kryeministria presidence zgjedhje Ëngjëll agaçi

Lini një Përgjigje