TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2024, 11:38

“Proces politik për rrëmbimin e Bashkisë Himarë”, Dule: Iu privua liria me dëshmi penaliteti të falsifikuar

Shkruar nga Pamfleti

“Proces politik për rrëmbimin e Bashkisë

Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule e ka quajtur “tentativë për të përmbyllur një proces politik” shqyrtimin në KQZ të mandatit të Fredi Belerit si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës.

Vangjel Dule theksoi se kjo është një tentativë për rrëmbimin e Bashkisë Himarë nga ana e kryeministrit Edi Rama, teksa shtoi se Beleri iu privua liria me dëshmi penaliteti të falsifikuar.

"Jemi përpara një tentative për të përmbyllur një proces politike që ka nisur në 6 mja 2023, Synimi i këtij procesi ishte uzurpimi i Bashkisë së Himarës nëpërmjet nëpërkëmbjes së vullnetit të sovranit. Është bërë e gjatë gjatë këtyre 14 muajve, subjekti që kërkon të përmbushë misionin e rrëmbimit të Bashkisë së Himarës është PS dhe kreu i saj Edi Rama.

Beleri është arrestuar me pretendimin në flagrancë në një kohë që provohet se nuk kishte asnjë flagrancë. ishte me avokatin e tij dhe një të afërm, i bie që po blen votën e avokatit. Iu është privuar liria me një dëshmi penaliteti të falsifikuar", tha Dule.

 

Lini një Përgjigje