TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2024, 10:36

“Zjarret në zona turistike, të qëllimshme”, gazetari: I ndezin ata që ndërtojnë

Shkruar nga Pamfleti

“Zjarret në zona turistike, të qëllimshme”, gazetari:

Gazetari Enrik Mehmeti ishte mëngjesin e kësaj të premteje i ftuar në “Good Morning Albanians”, në Euronews ku tha se zjarret në vendin tonë ndonjëherë shkaktohen nga barinjtë.

Duke folur për zjarret në zona turistike, ai tha se shumica e tyre janë të qëllimshme, duke shtuar se ata vihen për të hapur vende për ndërtim.

“Duhet thënë se në shumicën e rasteve zjarret janë të qëllimshme. Mund të ketë lidhje pjesa e barinjve, ndonjëherë vihen për të hapur vende për ndërtim.

Në Dhërmi zjarri mund të jetë i qëllimshëm, në Llogara mund të jetë aksidental se nuk lejohen ndërtimet atje. Sot ka ndodhur edhe një zjarr në një lokal, u tha se ka qenë shkëndijë elektrike, por mbetet për tu parë, pasi ëhstë biznes”,-tha gazetari.

zjarre zona turistike gazetari

Lini një Përgjigje