Pas një seance dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shtyu për sot vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Dhionisios (Alfred) Beleri.
Fredi Beleri është shoqëruar me makinën e burgjeve në KQZ ku do të vendoset nëse do ti hiqet mandati i kryetarit të bashkisë së Himarës.
Ai është shoqëruar nga forcat e policisë së burgjeve nga burgu i Fierit ku dhe vuan dënimin.
Pas një seance dje Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e shtyu për sot vendimin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të Bashkisë së Himarës Dhionisios (Alfred) Beleri.
Avokatja mbrojtëse e zotit Beleri megjithëse ishte e pajisur me akt përfaqësimi, prokurë me të drejta të plota përfaqësimi nga ana e Belerit që aktualisht vuan dënimin në burgun e Fierit, kërkoi që klienti i saj Dhionisios (Alfred) Beleri, të jetë i pranishëm në seancë.
Heqja e mandatit të Fredi Belerit do t’i japë fund ‘Odisesë’ në Bashkisë së Himarës. Pas vendimit të KQZ do të jetë Presidenti Bajram Begaj që të shpallë datën e re të zgjedhjeve. Kreu i shtetit sipas Kodit Zgjedhor menjëherë pas njoftimit duhet të shpallë zgjedhjet e parakohshme jo më parë se 30 ditë dhe jo më vonë se 45 ditë nga shpallja e vakancës.
Fredi Beleri u arrestua në flagrancë teksa bënte pazare për votat vetëm 2 ditë para zgjedhjeve vendore të 14 majit të 2023. Ai i fitoi zgjedhjet nga burgu me një diferencë të lehtë votash, më pak se 20 vota, por për shkak të arrestit nuk mundi të ulej asnjë ditë në karrigen e kryebashkiakut dhe as të bënte betimin. Mandatin vijoi ta mbante kryebashkiaku në detyrë Jorgo Goro deri më 23 mars, kur po ashtu u arrestua me urdhër të SPAK pas një kallëzimi që Fredi Beleri kishte bërë për të për pronat në Himarë. Më pas detyrën e drejtimit të bashkisë e mori përkohësisht Blerina Bala ndërsa aktualisht Himara drejtohet nga nënkryetari i Bashkisë Arqile Bollano.
Beleri, kreu korrupsion në zgjedhjet lokale të 2023, nga të cilat u zgjodh kryebashkiak i Himarës. Por gjatë 13 muajve në paraburgim ky mandat nuk u bë funksional pasi ai nuk u betua. Pasoja direkte e vendimit të apelit është humbja e mandatit si kryetar i zgjedhur i bashkisë Himarë.
Gjykata e Apelit të Posaçëm e gjeti fajtor 52-vjeçarin. Ndaj tij qëndroi në fuqi dënimi dy vjet burg për korrupsion aktiv në zgjedhje.
Lini një Përgjigje