TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2024, 07:47

Shkrumbohet një lokal në Radhimë, policia jep detajet e para

Shkruar nga Pamfleti

Shkrumbohet një lokal në Radhimë, policia jep detajet e para

Një objekt druri (beach bar) është shkrumbuar nga flakët mëngjesin e sotëm në Radhimë. Dyshohet se zjarri ka rënë si shkak i një shkëndije elektrike. Bëhet me dije se dëmet janë vetëm materiale, teksa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të plota të ngjarjes.

“Sot, në Radhimë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një objekt me strukturë druri (beach-bar) në pronësi të shtetases P. K., ku si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njofton policia.

Lini një Përgjigje