TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 5 Korrik 2024, 14:30

Pasuri dhe biznese të pajustifikuara, avokati: Ilir Beqaj vështirë se i shpëton dënimit me burg

Shkruar nga Pamfleti
Pasuri dhe biznese të pajustifikuara, avokati: Ilir Beqaj
Ilir Beqaj

Avokati Redi Ramaj thotë se për ish-ministrin Ilir Beqaj do të jetë shumë e vështirë mbrojtja.

Ai tha se Ilir Beqaj ka çështje të mbivendosura duke marrë parasysh se përveç abuzimit të fondeve të BE-së, Beqaj është nën hetim edhe për çështjen e sterilizimit.

“Besoj se do të jetë pak e vështirë për mbrojtjen e zotit Beqaj. Ai duhet të vihet në një përballje ligjore me hetimin që është kryer nga strukturat e Brukseklit, pasi flasim për fondet e Bashkimit Europian për Zhvillim. Në këtë rast, SPAK ka vepruar edhe me masë sigurimi për shkak të veprës penale, por edhe për shkak të rëndësisë së veprës që lidhet me BE që ka të bëjë me hetimin e tyre. Pra në  momentin që kemi një hetim të mirëfillt nga Bashkimi Europian. Me indicie të çuara prokurorisë. Prokuroria ka qenë e detyruar të marrë këtë masë.

Avokati Ramaj tha se duke parë historikun e dosjeve të zyrtarëve të lartë, një pjesë e tyre kanë menduar se do e kishin më të lehtë për të kaluar këtë situatë, por në rastine  Beqajt sipas tij ka mbivendosje çështjesh.

“Kur u mbivendosën çështjet, situata u komplikua dhe SPAK u fut më thellë në përgjime e hetime, lidhur me pasurinë e zotit Beqaj. Mesa kam parë unë nga dosja ka pasuri të pajustifikuara në disa biznese të zotit Beqaj. Të gjitha këto janë problematike për mbrojtjen e zotit Beqaj që ai të kërkojë pafajësi apo lehtësim. Duhet parë edhe vendosja e masës së sigurimit.”,-tha avokati.

ilir beqaj pasuri dhe biznese të pajustifikuara

Lini një Përgjigje