
Analisti Ben Andoni tha se Kosova gjendet në një moment shumë të vështirë që pas demaskimit të sulmit serb në veri.
Sipas tij, në këto kushte Kosova ka nevojë për ndihmën e SHBA dhe të Tiranës zyrtare, që siç tha duhet të ndihmojë me të gjitha kapacitetet jo me retorikë.
“Në problemin e Kosovës, liderët shqiptarë duhet të linin protagonizmin dhe të bashkohen. Sepse Kosova është në një moment të jashtëzakonshëm dhe shumë të vështirë dhe po humbet nga forca që mori me demanskimin e sulmit serb. Tani i duhet të veprojë me shumë ndihmë nga SHBA sa i përket të ardhmes edhe Tirana duhet ta ndihmojë me të gjithë kapacitetin e saj, gjë që unë e shoh se po bëhet më shumë me retorikë se me akte konkrete”, tha Andoni në një intervistë për Euronews Albania.
Lini një Përgjigje