TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 20:01

Komplikacione shëndetësore për ish-Presidentin Moisiu, paraqitet me urgjencë në QSUT

Shkruar nga Pamfleti
Komplikacione shëndetësore për ish-Presidentin Moisiu, paraqitet
Alfred Moisiu

Ish-presidenti i Republikës, Alfred Moisiu, është dërguar me urgjencë në spitalin “Nënë Tereza” (QSUT) në Tiranë, pas shfaqjes së komplikacioneve shëndetësore.

Burime nga QSUT bëjnë me dije se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me vështirësi në frymëmarrje. Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku po mbahet nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga stafi mjekësor.

Sipas informacioneve, aktualisht parametrat jetësorë të ish-presidentit Moisiu paraqiten stabël.

Mjekët po ndjekin gjendjen e tij shëndetësore për të vlerësuar momentin e duhur për kryerjen e një ndërhyrjeje të mundshme.

 

 

 

Lini një Përgjigje