TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 17:58

Do të ketë liri nga qelia apo jo? Vendimi final për Metën merret në prill, Kushtetuesja cakton datën

Shkruar nga Pamfleti
Do të ketë liri nga qelia apo jo? Vendimi final për Metën
Meta në Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 8 prill, ora 11:00, për shqyrtimin e ankimit të ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, kundër masës së sigurisë “arrest në burg”. Seanca në Kushtetuese do të zhvillohet mbi bazën e dokumentacionit të depozituar, pa praninë fizike të ish-kreut të shtetit.

Ndërkohë, paralelisht me procesin në Kushtetuese, në Gjykatën e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vijojnë seancat paraprake, ku po shqyrtohet nëse dosja penale ndaj Ilir Metës dhe personave të tjerë të përfshirë do të kalojë ose jo për gjykim.

Hetimet ndaj ish-Presidentit janë mbyllur nga SPAK në muajin gusht dhe dosja është dërguar për gjykim për akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, në kuadër të çështjeve që lidhen me aferën CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Përveç Ilir Metës, në këtë dosje janë marrë të pandehur edhe ish-bashkëshortja e tij Monika Kryemadhi, nëna e saj Fatime Kryemadhi, si dhe Pirro Xhixho dhe Ema Çoku. Hetimi i SPAK ka nisur në vitin 2019 dhe është zgjeruar në vitet pasuese mbi bazën e disa kallëzimeve penale, të cilat në vitin 2024 janë bashkuar në një procedim të vetëm.

Sipas akuzës, Ilir Meta dyshohet për korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë në tre episode të ndryshme, dy prej të cilave në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie. Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie. Pirro Xhixho akuzohet për korrupsion pasiv të kryer në bashkëpunim, ndërsa Fatime Kryemadhi dhe Ema Çoku përballen me akuza për pastrim parash.

SPAK pretendon se hetimet kanë zbuluar një skemë përfitimi financiar, ku Meta dhe Kryemadhi, duke shfrytëzuar pushtetin dhe influencën politike, kanë favorizuar biznese të caktuara në këmbim të përfitimeve monetare. Sipas Prokurorisë, episodet e dokumentuara tregojnë bashkëpunim të vazhdueshëm mes pesë të pandehurve në rastet e korrupsionit dhe pastrimit të parave.

Për ndërtimin e kësaj dosjeje, SPAK ka bashkëpunuar me autoritete ligjzbatuese dhe financiare në disa shtete, përfshirë SHBA-në, Austrinë, Italinë, San Marinon dhe Qipron, ndërsa procesi pritet të hyjë në një fazë vendimtare në javët në vijim.

meta kushtetuese

Lini një Përgjigje