
OSHEE ka njoftuar qytetarët se disa zona të Durrësit dhe Kurbinit do të përballen me ndërprerje të përkohshme të energjisë elektrike.
Bëhet fjalë për ditën e nesërme, më 5 shkurt, ku energjia do të ndërprehet si pasojë e punimeve që do të kryhen nga Operatori i Sistemit të Transmetimit.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërprerja e energjisë do të zgjasë nga ora 08:00 deri në orën 16:00 dhe lidhet me punimet për ndërtimin e linjës së re 110 kV “Gjiri i Lalzit – Fushë Kuqe”.
Gjatë kësaj periudhe, do të mungojë furnizimi me energji elektrike:
-në Durrës, zona e Ujësjellësit të Durrësit;
-në Kurbin, zonat Gurrëz, Fushë Kuqe, Adriatik dhe Patok.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve dhe subjekteve në këto zona të marrin masa paraprake për të shmangur problematika gjatë orarit të ndërprerjes.
Pas përfundimit të punimeve, pritet që furnizimi me energji elektrike të rikthehet në normalitet.
Lini një Përgjigje