TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 14:55

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Shkruar nga Pamfleti

UPDATE/ Edicioni Informativ nga kronika e zezë, ora 15:00

Ju ftojme te ndiqni zhvillimet kryesore nga kronika e zeze deri ne kete ore te dites:

Gjykata ka dënuar me 24 vite burg Ilir Beqarajn, i cili ndihmoi të shumëkërkuarin “Pole Qorri” në ekzekutimin e ish-policit Gentjan Bejtja, i vrarë në banesën e tij.

Vendimi vjen pas zbardhjes së plotë të rolit të tij në ngjarjen kriminale.

Ndërkohë, 14 vite pas vrasjes së policit të burgjeve Imer Hajdari, dosja hetimore sjell detaje të reja, ku konfirmohet se autori ishte qitës profesionist, i trajnuar për ekzekutime të sakta.

Pesë punonjës policie janë pezulluar nga detyra, për shkelje të rënda që variojnë nga ryshfeti te përdorimi i lëndëve narkotike.

Mes tyre edhe efektivi i përfshirë në përplasjen me armë në Lezhë.

Në Tiranë, Gjykata ka caktuar masën e sigurisë për një grup kriminal që trafikonte armë zjarri, duke i reklamuar ato online, ku një pistoletë “Glock” shitej për rreth 5 mijë euro.

Prokuroria e Korçës ka dërguar në gjyq tre persona për fajde, të cilët dyshohet se kanë dhënë mbi 200 mijë euro me interesa dhe kanë përvetësuar pasuri me vlerë miliona euro, duke dëmtuar dhjetëra qytetarë.

Në Tiranë është arrestuar një 35-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar për drogë, i kërkuar nga Italia si pjesë e një grupi kriminal.

Vijojnë kërkimet intensive për 30-vjeçarin Jurgen Karaj, i rrëmbyer nga ujërat e lumit Mat pas një aksidenti.

Në operacion janë angazhuar edhe Forcat e Sigurisë së Kosovës, me përdorimin e dronëve nënujorë.

Në arenën ndërkombëtare, dy shqiptarë janë dënuar në Angli për tentativë grabitjeje në banesën e një futbollisti të “Premier League”, ndërsa në Itali një shqiptar është lënë në arrest shtëpie, pasi u kap me mbi 1 kilogram kokainë.

Në Spanjë, është çmontuar një rrjet shqiptar droge, ku u arrestuan 8 persona për trafikimin e 200 kilogramëve kokainë, me lidhje me bosin letonez Aleksei Pustovarov.

Një incident i rëndë është shënuar në brigjet greke, ku një përplasje mes rojës bregdetare dhe një varke me emigrantë ka sjellë dhjetëra viktima dhe të zhdukur.

Ndërkohë, në Libi raportohet vdekja e Saif al-Islam Gaddafit, djalit të ish-liderit Muamar Gaddafi, i cili dyshohet se u vra nga Brigada e 444-të, pranë kufirit me Algjerinë.

 

kronika e zeze edicioni i lajmeve pamfleti

Lini një Përgjigje