TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 13:11

Migena Kodra u vra nga kunati/ Babai tregon telefonatën e fundit me vajzën dhe konfliktin për nipërit: Dyshimet për dhëndrin

Shkruar nga Pamfleti

Migena Kodra u vra nga kunati/ Babai tregon telefonatën e fundit me

Historia e Migena Kodrës u vra nga kunati i saj ndërsa flinte në të njëjtin shtrat me të voglën e saj 2-vjeçare, ngjarje që tronditi opinionin publik, është sjellë sot në emisionin ‘Me zemër të hapur’.

Pas vrasjes së Migenës, kunati u vetëvra në oborrin e banesës, ndërsa prindërit e tij, përfshirë nënën, u zgjuan nga gjumi për shkak të të shtënave me armë.

Ngjarja mbetet gjithashtu një mister, pasi arma e krimit u gjet larg trupit të kunatit të Migenës. Bashkëshorti i Migenës pohoi asokohe se prej një viti nuk ishte në shtëpi në orët e natës, pasi punonte si taksist në turnin e tretë. Kur u pyet nga redaksia e emisionit, ai tha se nuk kishte pasur asnjë konflikt të mëparshëm që mund të çonte në një veprim të tillë.

Edhe pse kanë kaluar dy vite nga kjo tragjedi, të dy fëmijët e Migenës janë në një konflikt për kujdestarinë e fëmijëve, të cilët po qëndrojnë me gjyshin dhe gjyshen. Nga njëra anë, babai i Migenës, zoti Kasemi, rrëfeu se prej më shumë se një viti po luftonte ligjërisht me dhëndrin, duke kërkuar rikthimin e fëmijëve në të njëjtën banesë ku u vra nënë e tyre.

Mesa duket, gjykata ka vendosur që fëmijët të jetojnë me babain në seancën e fundit. Ndërkohë, mes lotësh, babai i viktimës kërkon sot drejtësi, ndërsa hedh dyshime se në krim mund të ketë pasur gisht dhe i shoqi i saj.

Po ashtu ai tha se kishte biseduar pak orë më parë me vajzën e tij, ndërsa kjo e fundit i kishte treguar se kishte pasur një debat të ashpër me familjen e burrit.

“Shkak kryesor ishte një kredi e butë. E kanë diskutuar në familje, ata donin ta merrnin për rikonstruksionin e shtëpisë. Ish-vjehrri i saj i tha; ik me nusen pyesni për kredi. Shkuan bashkë ata, dhe i thanë vjehrrës; nuk të lejohet ty se je invalide, por mund ta përfitojë nusja. Shkuan në shtëpi dhe nisën sherret dhe thanë; katundarja do të na marrë shtëpinë. Plasi sherri. Në vend që ta falënderonin, i futën plumbin në mes të natës. Më mori në telefon vonë, i thash a jeni mirë; mirë. Më tha; o bab janë duke më sharë, mua dhe mamin. Ishte ora 12 pa çerek. I thash të vijë të marr unë tani, jo më tha; hajde më merr më vonë. U çova në 4 e çerek, dhe shkova në lokal dhe kamerieri më tha; ore ky budallai ka vrarë kunatën. Pashë inicialet dhe më shkoi direkt mendja, oh thash është goca ime. Më mori policia pastaj dhe në tha; hajde pushoni vajzën e vogël se nuk pushon. (qan). Arma është gjetur pas shtëpisë dhe 34 milionë lekë në çatinë e shtëpisë. Hetuesia ashtu e thotë; që e vrau kunati vajzës time. Por të vrasësh veten dy herë me plumb, se di. S’ka asgjë gjurmë, janë fshirë. Vetëm vjehrra e gocës është dëshmitare e ngjarjes. Nuk e besoj se është kunati vrasësi. Është e vështirë. Por e kam lënë në dorë të drejtësisë. Orën e saktë të vdekjes nuk e dimë. Nuk i ka lajmëruar policinë ata, por fqinjët. Kur e pyeta gocën se pse pas sherrit nuk merrte në telefon burrin, ajo më tha; nuk ma hap. Unë kam besim te drejtësia, po e pres.”, tha ai.

Ndërkohë në një telefonatë për emisionin ditën e sotme, bashkëshorti i Migena Kodrës, pohoi se çështjen ia kishte lënë drejtësisë, ndërsa shtoi se nuk donte të fliste për gjëra personale.

“Po bëj 1 vit e gjysmë që nuk shoh fëmijët. Ia kam lënë çështjen gjykatës. Nuk dua të flas, janë gjërat tona personale. Hajde shëndet, ciao ciao”, tha burri i të ndjerës.

Lini një Përgjigje