Banorët e Rrjolit të Shkodrës po vijojnë protestën për të tretën ditë rradhazi kundër ndërtimit të resortit luksoz të oligarkut Bashkim Ulaj.
25 persona të cilët u shoqëruan një ditë më parë, janë liruar dhe janë rikthyer sërish në protestë duke iu bashkuar banorëve të tjerë banorët e tjerë.
Ndërkohë, nuk kanë munguar as përplasjet me policinë, të cilët i kanë larguar nga rruga ku kanë nisur punimet për ndërtimin e resortit lukoz të Ulajt.
Më 15 janar të këtij viti, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka firmosur lejen e ndërtimit për resortin turistik gjigant në zonën bregdetare, ndërmjet Ranës se Hedhun dhe Velipojës. Kompleksi, sipas projektit do këtë sipërfaqe rreth 146 hektarë, një nga investimet më të mëdha turistike në vend.
Por për banorët, kjo leje nuk zhbën realitetin e ashpër pasi toka e tyre është zaptuar nga privati dhe shteti është vënë kundër tyre për të shtypur protestën me dhune.
Më 31 dhjetor 2024, biznesmeni Bashkim Ulaj, pronar i stacionit televiziv A2 së bashku me dy vëllezërit e tij Astrit dhe Ahmet Ulaj morën statusin e veçantë “investitor në strukturë akomoduese me 5 yje, status special” për ndërtimin e resortit turistik Blue -Borgo” nga "Gener 2" “Aba Blue Borgo”, sh.p.k. Ky fshat turistik me vila e hotele luksoze do të ndërtohet në kufi mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks-Rrjoll në Shkodër.

Lini një Përgjigje