Procedura e konkurrimit për përzgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidati fitues.
Lajmi bëhet i ditur përmes një njoftimi zyrtar dërguar kandidatëve pjesëmarrës, ku sqarohet se procesi është zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 5 qershor 2024, por pas përfundimit të të gjitha fazave të verifikimit dhe vlerësimit, nuk është arritur përzgjedhja e një kandidature.
Sipas njoftimit, procedura është ndjekur në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke respektuar parimet e ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta për të gjithë kandidatët.
Autoritetet falënderojnë kandidatët për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar, ndërsa nuk jepen detaje shtesë mbi arsyet konkrete që çuan në mosfinalizimin e procesit apo nëse pritet një rihapje e procedurës në një fazë të mëvonshme.
“Në vijim të procedurës së konkurrimit për përzgjedhjen e kandidatit për pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm të Gardës së Republikës, të zhvilluar në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Brendshëm nr. 102, datë 05.06.2024, ju informojmë se, pas përfundimit të të gjitha fazave të parashikuara të verifikimit dhe vlerësimit të kandidaturave, procedura nuk është finalizuar me shpalljen e një kandidature fituese.
Procesi është zhvilluar në përputhje të plotë me kuadrin ligjor dhe nënligjor në fuqi, duke garantuar respektimin e parimeve të ligjshmërisë, transparencës, paanshmërisë, meritokracisë dhe mundësive të barabarta. Ju falënderojmë për pjesëmarrjen dhe interesin e treguar”, thuhet ne njoftimin dërguar kandidatëve.
Lini një Përgjigje