TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet 4 Shkurt 2026, 11:38

Përshkallëzohet protesta për ndërtimin e resortit të Ulajt në Velipojë, banori humb ndjenjat pas përplasjes me policinë

Shkruar nga Pamfleti
Përshkallëzohet protesta për ndërtimin e resortit të
Përshkallëzohet protesta për ndërtimin e resortit të Ulajt në Velipojë

Dita e tretë e protestave në Rrjoll të Velipojës, ka nisur me përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë ku kundërshtohet zhvillimi i punimeve të një resorti luksoz në zonë nga oligarku Bashkim Ulaj.

Banorët kanë tentuar të bllokojnë rrugën e makinerive të ndërtimit, ndërsa situata është tensionuar gjatë ndërhyrjes së policisë. Gjatë protestës, një banor ka rënë pa ndjenja dhe ndodhet në pritje të ambulancës për ndihmë mjekësore.

Sipas protestuesve, atyre po u merret prona në mënyrë të paligjshme, duke theksuar se nisja e punimeve nuk duhet të kishte ndodhur, pasi në ditët në vijim pritet të zhvillohet seanca gjyqësore për çështjen e pronësisë.

Banorët rikujtojnë se përplasje me policinë dhe punëtorët ka pasur edhe në muajin mars, kur nisën protestat e para, ndërsa ata kanë depozituar edhe një padi në SPAK lidhur me këtë çështje.

Në zonën në fjalë, në kufi mes Ranës së Hedhun dhe Baks–Rrjoll, pritet të ndërtohet një fshat turistik me vila dhe hotele luksoze, projekt që po kundërshtohet fort nga banorët e zonës.

Përshkallëzohet protesta për ndërtimin e resortit të
Banori humb ndjenjat pas përplasjes me policinë

 

1 Komente

  1. T
    Tiranë

    Populli ne lufte me mafiozet shteteror izurpator. Shqiptaret jane te pushtuar rende nga keta mafioze të grabitqare shtetëror. Edhe sa do te durohen mafiozet e shtetit?!

    Lini një Përgjigje