TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 20:47

Kompania “One Albania” pranon sulmin kibernetik, sistemi vijon të jetë i hakeruar

Shkruar nga Pamfleti

Kompania “One Albania” pranon sulmin kibernetik, sistemi vijon

Kompania “One” ka prnur sulmin kibernetik. Grupi i hakerave iranianë kanë njoftuar paraditen e sotme se kanë vënë në shënjestër sistemet e kompanisë celulare “One Albania” dhe kanë në dorë të dhënat e mijëra shqiptarëve.

Grupi ka njoftuar në Telegram se ka marrë dhe asgjësuar të dhëna deri në 2 petabajt (2 petabytes). Për njohësit e teknologjisë, kjo është ndër njësitë më të mëdha të matjes së të dhënave kompjuterike.

“One Albania” pranon se ende nuk e kanë zgjidhur problemin.

Ditën e sotme kemi evidentuar dhe trajtuar me kapacitete të plota dhe në mënyrë aktive një incident të sigurisë kibernetike. Pavarësisht këtij sulmi, shërbimet e One Albania kanë qenë të pandikuara dhe kanë funksionuar normalisht gjatë gjithë ditës, duke përfshirë shërbimet për klientët si celular, fiks dhe IPTV.

Në bashkëpunim të ngushtë me institucionet shtetërore AKEP dhe AKCESK vazhdojmë të punojmë për të siguruar plotësisht shërbimet dhe të dhënat.

Duke vlerësuar mbështetjen dhe mirëkuptimin tuaj mbetemi të përkushtuar për ruajtjen e transparencës gjatë gjithë procesit”, njofton kompania.

 

Lini një Përgjigje