TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 20:23

Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

Shkruar nga Pamfleti

Riaktivizohet zjarri në qendrën tregtare në Lushnje

Riaktivizohen flakët në qendrën tregtare në Lushnje. Edhe pse pas më shumë se 4 orësh u vu nën kontroll situata, mësohet se pak më parë flakët janë aktivizuar në katin e fundit të qendrës tregtare.

Zjarri ra rreth orës 14.30 në një dyqan këpucësh në katin e tretë të qendrës tregtare, dhe më pas është përhapur në gjithë qendrën, ndërsa tymi ka përfshirë të gjithë pallatin 12-katësh. Shkak dyshohet të jetë bërë një shkëndijë në një kondicioner në dyqanin ku mendohet se nisi zjarri.

Po ashtu flakët kanë përfshirë dhe një lokal, i cili ishte me veshje druri dhe kjo ka bërë që situata të dalë jashtë kontrollit. Deri tani raportohet për 42 persona të asfiksuar, mes tyre zjarrfikës dhe policë.

 

Lini një Përgjigje