TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 19:29

Pas 4 orësh betejë me flakët, përfundon operacioni i evakuimit në qendrën tregtare në Lushnjë

Shkruar nga Pamfleti

Pas 4 orësh betejë me flakët, përfundon operacioni i

Pas 4 orë përpjekjesh ka përfunduar operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë.

Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Sipas policisë janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë

Përfundoi operacioni i evakuim shpëtimit në qendrën tregtare në Lushnjë. Në operacion për evakuimin e qytetarëve morën pjesë Forcat RENEA, Forcat e Sigurisë Kombëtare, Njësitë Shqiponja, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe zjarrfikësit.

Në vendngjarje ishin Ministri i Brendshëm Taulant Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet  Rrumbullaku, Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga, Drejtori Vendor i Policisë Fier Lorenc Panganika, Drejtues të tjerë të DVP Fier dhe drejtues të lartë të Policisë së Shtetit.

Janë evakuuar dhe dërguar në spital për ndihmë mjekësore rreth 39 qytetarë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

lushnje zjarri në qendrën tregtare

Lini një Përgjigje