TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 17:42

Zjarri në Lushnjë, kreu i zjarrfikësve në Tiranë: Dyshohet se shkak ka qenë rëndesa elektrike, vijon evakuimi i banorëve

Shkruar nga Pamfleti
Zjarri në Lushnjë, kreu i zjarrfikësve në Tiranë:
Shkëlqim Goxhaj

Shkëlqim Goxhaj, shefi i zjarrfikësve në Tiranë ka dhënë detaje mbi zjarrin që përfshiu qendrën tregtare “Metropol” që prej orës 14:40 të ditës së sotme.

Sipas tij, dyshimet janë se zjarri mund të ketë ardhur nga mbinxehja e ndonjë objekti brenda qendrës tregtare.

“Në këto momente nuk mund të quhet shkëndijë elektrike por këto zjarre shkaktohen nga mbingarkesa e pajisjeve. Këto zjarre vijnë si pasojë e mos përballimit të fuqisë elektrike nga ana e objekteve në përdorim”,  u shpreh Goxhaj për “Report Tv”.

Ndërsa duke folur për situatën aktuale, Goxhaj u shpreh se nga Tirana kanë mbërritur 4 automjete zjarrfikëse me 12 zjarrfikës të cilët me aspiratorë do të bëjnë të mundur pastrimin e tymit.

Sa i takon mundësisë që brenda pallatit shumëkatësh të ketë ende banorë të bllokuar, shefi i zjarrfikëses së Tiranës ka dhënë disa këshilla për personat që dyshohet të jenë ende brenda të apartamenteve.

“Po punohet me fikjen e zjarrit. Situata më problematike është si pasojë e tymit. Duhet kujdes me evakuimin e qytetarëve, mos të lëvizin nga apartamentet e tyre por të presin ekipet.  Kemi edhe aspiratorë që do ndihmojnë në pastrimin e tymit dhe situatën do ta përmirësojmë. Këshilla është që në objekte të tilla asnjëherë nuk duhet hapur dera kryesore por të vendosin rroba të lagura poshtë derës në mënyrë që tymi mos të futet në brendësi të banesave. Ata që janë në katet e sipërme të pallatit duhet të dalin në tarracë dhe të qëndrojnë aty derisa të vijnë forcat zjarrfikëse”, shtoi ai.

zjarri në lushnjë shkëlqim goxhaj evakuimi banorëve

Lini një Përgjigje