TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 17:19

Zjarri në qendrën tregtare, rreth 30 persona të asfiksuar; RENEA evakuon banorët

Shkruar nga Pamfleti

Zjarri në qendrën tregtare, rreth 30 persona të asfiksuar; RENEA

Zjarri i rënë në qendrën tregtare në Lushnjë vijon të jetë aktiv. Deri më tani rreth 30 persona janë dërguar në spital për shkak të asfiksimit.

Ndonëse kanë nisur evakuimet nga qendra tregtare dhe pallatet ngjitur me të, ende nuk dihet se sa është numri i personave të bllokuar.

Raportohet se nuk rrezik nga zjarri, por nga tymi i dendur. Forcat RENEA gjithashtu kanë shkuar në vendngjarje dhe po trokasin në çdo apartament në përpjekje për të evakuuar familjarët që janë ende të bllokuar.

Ndërsa 7 zjarrfikëse dhe 8 ambulanca ndodhen në vendngjarje. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike.

lushnjë renea zjarri në qendrën tregtare

Lini një Përgjigje