
Përkeqësohet situata në goditën e qendrës tregtare në Lushnje.
Tymi dhe flakët janë përhapur thuajse në të gjitha anët. Në vendngjarje janë edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare, dhe të qyteteve përreth.
Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre.
Zjarri ra në katin e tretë të një qendër tregtare, por situata është komplikuar sepse në katet e sipërme ka apartamente të banuara me qytetarë dhe frika është se ka shumë persona të bllokuar aty. Në pamje duket se flakët rrezikojnë katin e katërt të godinë, aty ku dhe nisin apartamentet.
Lini një Përgjigje