TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 15:57

Momente dramatike në Lushnje, disa banorë të bllokuar në banesa; momenti kur tentohet të shpëtohen (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Momente dramatike në Lushnje, disa banorë të bllokuar në

Vazhdon situata ende kaotike në goditën e qendrës tregtare në Lushnje.

Zjarrfikësit po përpiqen të nxjerrin njerëzit e bllokuar në qendrën tregtare por edhe në gjithë goditën 12-katëshe, ku ka edhe apartamente.

Nuk ka shifra të sakta se sa persona ka brenda në godinë dhe se si është gjendja e tyre. Sipas raportimeve gjendja është e rëndë ndërsa ka edhe familjarë që nuk përgjigjen në telefon.

Tymi ka përfshirë nga të gjitha anët ndërtesën. Në vendngjarje janë edhe forcat zjarrfikëse të sigurisë kombëtare, të Kavajës dhe vendeve përreth.

Zjarrfikëset kanë ndërhyrë brenda godinës por vihet re mungesa e pajisjeve kundër zjarrit.

Godina fatkeqësisht nuk ka dalje emergjente.

Ata që kanë dalë nga godina po transportohen në spitalin e Lushnjës.

lushnjë zjarr

Lini një Përgjigje