
Hakerat e “Homeland Justice” nuk dinë të ndalen. Pasi hakeruan kompaninë celulare “One Albania” , tani kanë sulmuar “Air Albania”.
Me anë të një postimi në Telegram, ata njoftojnë se kanë akses tek të gjitha të dhënat e kompanisë por nuk japin shumë detaje, pasi paralajmërojnë se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre.
“Të dhënat e Air Albania tani janë në dorën tonë. Ekipi i Drejtësisë së Atdheut ka akses në të dhënat e tij. Më pas i hoqëm të dhënat “që zinin hapësirë” nga serverët e tij. Të gjitha bizneset dhe personat juridikë janë të sigurt nëse nuk mbrojnë dhe mbështesin terroristët e huaj me bazë në Durrës.
Prisni lëvizjen tonë të radhës”, përfundon njoftimi, duke bërë që të ngjallet panik tek qytetarët se mbase hakerat mund të shkojnë shumë ‘larg’ me këtë sistem aspak të sigurt që ka Shqipëria.
Lini një Përgjigje