TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 10:30

Zbardhet atentati në Fier, kapet një nga autorët; shpallet në kërkim bashkëpunëtori

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet atentati në Fier, kapet një nga autorët; shpallet
Atentati në Fier

Policia e Fierit ka zbardhur ngjarjen e djeshme ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të një berberhaneje në fshatin Fermë Çlirim në Lushnje.

Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se është bërë arrestimi i njërit prej autorëve dhe po punohet për kapjen e tjetrit.

I arrestuari është Nikola Muçi (Mahmutaj) dhe është shpallur në kërkim Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj) dhe u shpall në kërkim shtetasi Geraldo Hoxhaj (Mahmutaj).

"Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar, punohet për kapjen e tjetrit. Sekuestrohet automjeti me të cilën u larguan autorët, pasi qëlluan me armë zjarri, për motive të dobëta.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe punës së pandërprerë për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur ditën e djeshme, në Fermë Çlirim, ku u qëllua me armë zjarri në drejtim të berberhanes së shtetasit B. K., 33 vjeç, shërbimet e Policisë, me mbështetje të inteligjencës policore, bënë të mundur arrestimin e njërit prej autorëve të kësaj ngjarjeje, shtetasin N. M. (M), 22 vjeç dhe po punojnë për kapjen e shtetasit G. H.(M)., 33 vjeç, banues në Fermë Çlirim.

Këta shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ndodhur kohë më parë, me shtetasin E. K., 30 vjeç, klient në berberhanen e shtetasit B. K., kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të këtij dyqani dhe më pas janë larguar me automjetin tip “ML”, i cili u gjet i braktisur në fshatin Baltëz.

Në drejtimin e Prokurorisë vijon puna për kapjen e shtetasit G. H.(M). dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe municionit luftarak”", njofton policia.

atentati në fier

Lini një Përgjigje