TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 08:33

Festat e fundvitit/ Vijon fluksi në pikat kufitare, emigrantët kthehen në atdhe

Shkruar nga Pamfleti

Festat e fundvitit/ Vijon fluksi në pikat kufitare, emigrantët kthehen

Dogana e Kapshticës ka pasur fluks emigrantësh që kthehen për festat e fundvitit në atdhe.

 Raportohet se, gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë 6735 shtetas dhe kanë dalë 2251.

Po ashtu raportohet se në Qafë-Thanë kanë hyrë 3696 shtetas dhe kanë dalë 3515.

Në pikat kufitare të vendit tonë me shtetet fqinje ka pasur fluks udhëtarësh, madje në disa radhe edhe radhë ku qytetarëve iu është dashur të presin disa orë në doganë.

emigrante fluks

Lini një Përgjigje