TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 08:21

Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në Katedralen e Shën Palit në Tiranë

Shkruar nga Pamfleti

Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në Katedralen e Shën

Besimtarët e krishterë në Shqipëri dhe në mbarë botën kremtojnë lindjen e Krishtit. Ashtu si për çdo vit, në kryeqytet mesha e “Vigjiljes së Krishtit’ u mbajt në Katedralen e Shën Palit. Ajo nisi në orën 23:00 dhe vijoi deri në mesnatë, ndërsa besimtarët dëgjuan dhe shprehën lutjet e tyre.

Ishte kreu i kryedioqezës Mitropolitane Tiranë-Durrës Arjan Dodaj ai që drejtoi meshën për besimtarët katolikë.

Ndërkohë, në Shkodër, mesha e shenjte u mbajt nga Arqipeshkvi i dioqezës Shkodër-Pult, Monsinjor Angelo Massafra.

Po ashtu, mësohet se në Durrës mesha në vigjilje të Krishtlindjes u mbajt në Kishën Katolike Shën Dominiku në zonën e ish-Kënetës, ndërsa u zhvillua edhe në qytetet e tjera.

Mesazhe paqeje dhe bujarie përcollën edhe besimtarët për njëri-tjetrin në këtë ditë të shënuar.

Pas ceremonive fetare, besimtarët mblidhen në shtëpitë e tyre me më të dashurit për drekën festive dhe shkëmbejnë dhurata.

Besimtarët kremtojnë lindjen e Krishtit në Katedralen e Shën

Lini një Përgjigje