TAGS-AT E JAVËS

Aktualitet25 Dhjetor 2023, 07:15

Diell dhe temperatura të larta, mësoni si parashikohet moti për këtë javë

Shkruar nga Pamfleti

Diell dhe temperatura të larta, mësoni si parashikohet moti për

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ngrohta me origjinë perëndimore.

Moti parashikohet i kthjellët për pjesën më të madhe të ditëve dhe orë të plota me diell edhe pse sdo të mungojnë vranësirat për ditën e Martë dhe atë të Premte të cilat lokalisht do të jenë deri të dendura.

Vlen për tu theksuar se për shkak të masave ajrore më të ngrohta dhe orëve me diell temperaturat në orët e mesditës do të jenë disa gradë më të larta se ato të zakonshme për periudhën që ndodhemi.

Gjithashtu në orët e mëngjesit kryesisht përgjatë zonave luginore dhe jo vetëm parashikohet shikim i reduktuar për shkak të mjegullës së dendur.

 

Lini një Përgjigje