
Alma Kaçi emri i të cilës u lakua shumë nga mediat pas publikimit të video-skandalit të ish-kryebashkiakut të Kukësit Safet Gjici, foli këtë të diel për akuzat e ngritura ndaj saj.
Ajo tha se në të vërtetë nuk kishte shkuar në zyrën e Safet Gjicit, për të përfituar tender, por për të demaskuar atë që ndodhte në zyrën ku Gjici kryente funksionin e tij si kryebashkiak.
Sipas saj, ajo shkoi atje për një emision investigativ dhe se akuzat e bëra kundër saj për korrupsion aktiv, janë të padrejta.
“Kam shkuar për një emision investigativ. Nuk ka qenë vetëm pjesa e tenderave, por për abuzimin në zyrë. Si e përdorte kryetari zyrën. Tenderi ishte thjesht një fabul. Si mund ta merrja unë tenderin? Unë u pezantova me mbiemër tjetër.
Pasi kisha realizuar qëllimin, unë nuk kisha qëllim as të merrja tender e as projekt. Nuk ishte ky motivi, unë nuk jam shoqatë që të marr tendera. Akuzat e ngritura kundër meje, janë të padrejta”, tha Alma Kaçi në “Euronews”.
Lini një Përgjigje